Site icon Telegrafi

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, ministrja Haxhiu raporton në Komisionin për Legjislacion

Foto: Arkiv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të raportojë sot në Komisionin për Legjislacion për marrëveshjen me Danimarkën për huazimin e 300 qelive të burgut.

Raportimi i ministres Haxhiu do të bëhet në orën 13:00.

“Mbahet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, raporton ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me marrëveshjen në mes të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të hënën u nënshkrua  një letër-pëlqim mes zyrtarëve të dy shteteve, përmes së cilës janë pajtuar që shteti i Kosovës t’ia jap Danimarkës 300 qeli për shfrytëzim.

Për këtë huazim, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version