Marrëdhënia Melania dhe Donald Trump është në qendër të vëmendjes të të gjithë botës që nga fillimi i fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Siç shkruajnë mediat e huaja, fillimisht u tha se Trump në të vërtetë nuk e respekton gruan e tij, dhe në mbështetje të kësaj teze janë publikuar edhe disa pamje që e “dëshmojnë” një gjë të tillë.
Dhe në përputhje me këtë teori të çuditshme tani u shfaq dhe “prova” e re, që ka të bëjë me nënshkrimin e Melanias, i cili thuhet se ngjan shumë me atë të burrit të saj.
Një letër ku shihet nënshkrimi i saj u zbulua kur Pamela Anderson në Twitter publikoi një letër dërguar asaj nga zonja e parë e Shteteve të Bashkuara.
Duke analizuar atë, grafologët thuhet se kanë zbuluar diçka interesante.
Sheila Kurtz, një analiste dorëshkrimesh ka thënë se ngjashmëria me të vërtetë është e pabesueshme, aq sa mendohet se për ta bërë të tillë, Melanias i është dashur të ushtrohej shumë. /Telegrafi/