Britney Spears ka bërë një reagim së fundmi kundër ish-bashkëshortit të saj, Kevin Federline, për të thënë se ajo është larguar nga djemtë e tyre adoleshentë, por gjithashtu ka pranuar se marrëdhënia e tyre e tensionuar filloi “shumë përpara” asaj që tha ai.
Pas intervistës së Federline, Spears bëri një postim në InstaStory ku tha: “Është e dhimbshme për mua që dëgjoj që ish-burri im ka vendosur të diskutojë marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi”.
Preston, 16 vjeç, dhe Jayden, 15 vjeç, javë më parë anashkaluan edhe dasmën e së ëmës.
I hope Britney’s sons realize one day that she didn’t fight the Cship for years and years out of fear of losing time with them. Britney literally gave EVERYTHING for them #BritneySpears #JusticeForBritney pic.twitter.com/7qI5865tcd
— Stephen (@luckySGM) August 7, 2022
“Siç e dimë të gjithë, rritja e fëmijëve nuk është kurrë e lehtë për askënd”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, ankthi i saj kryesor ishte pohimi i Federline se debati sapo kishte ndodhur dhe se djemtë ishin të mërzitur për postimet e fotot e zhveshura të nënës së tyre në mediat sociale.
“Më shqetëson mua se arsyeja bazohet në Instagramin tim… Ka qenë shumë kohë përpara Instagramit”, këmbënguli ajo. “Unë u dhashë atyre gjithçka|, këmbënguli ajo.
“Kujtoj se traumat dhe fyerjet që vijnë me famën dhe këtë biznes nuk prekin vetëm mua por edhe fëmijët e mi”, shkroi artistja në një postim vijues herët.
Spears pretendoi në atë postimin e dytë se ish-i i saj nuk duhet të bënte deklarata publike sepse “çfarëdo që ndodh jashtë kësaj shtëpie nuk ka të bëjë me shtëpinë e tij”.
Ajo fajësoi edhe një herë prindërit për problemet aktuale që ka me fëmijët.
Kevin Federline deklaroi në intervistën e tij në Daily Mail se djemtë e tyre “kanë vendosur se nuk do ta shohin nënën e tyre tani”.
“Ka disa muaj që nuk e kanë parë”. /Telegrafi/