Telegrafi

Marrëdhënie seksuale me të mitura, arrestohen të dyshuarit

Policia në Suharekë ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur seksualisht dy femra të mitura.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.