Site icon Telegrafi

Marrëdhënia Olsi-Fiorentina në pikën më të ulët

Marrëdhënia në çift e Olsit dhe Fiorentinës duket në pikën më të ulët që prej futjes në shtëpinë e Big Brother.

Fiorentina foli në mbrëmje me Xhenin duke u hapur për problemet në çift me Olsin. Ajo i tha se ai duhet të ndryshojë menjëherë sjellje në të kundërt ajo do të dalë të shtunën.

Më vonë, Olsi nis të bëjë një picë për Xhenin dhe në kuzhinë gjen Fiorentinën që ishte duke ngrënë. Ai i thotë se gjërat që nuk shkojnë mbi ta duhet t’ja thotë në sy dhe jo të bëhet tellall.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Big Brother Albania
“Nëse ke ndonjë gjë që nuk shkon me mua një muaj, një muaj e gjysmë ma thuaj mua, nuk është nevoja të bëhesh tellall me njerëzit se nuk më intereson fare. Si paske duruar një muaj e gjysmë. Më bëhet qejfi që paske duruar shumë”.

Më pas, ai shkon edhe më tej. “E prish rregullin nesër unë dhe shko shikoje nga shtëpia pastaj. Meqenëse qenke ankuar tek të tjerët”, i thotë Olsi Fiorentinës, ndërsa ajo nuk jep asnjë reagim.

Exit mobile version