Site icon Telegrafi

Marrëdhënia e Jennifer Lopez dhe Benn Affleck merr kahje romantike, ani pse dyshja nuk dëshirojnë të nxitohen

Jennifer Lopez thuhet të mos ketë ndjenja për ish-të dashurin e saj, Ben Affleck.

Ani pse dyshja janë parë së bashku kohëve të fundit, duket se ende nuk kanë filluar të kenë ‘shkëndija’ për njëri-tjetrin, shkruan Daily Mail.

Palët kanë qenë së bashku nga viti 2002 deri në 2004, teksa edhe u fejuan, e më pas duke u ndarë pas 17 muaj.

Foto: Daily Mail

Jeta personale e artistes është bërë shumë e komentuar, pasi ajo sapo është ndarë nga ish-i fejuari Alex Rodriguez.

Burime afër saj e konfirmojnë marrëdhënien e saj me Ben, por duke mos cekur asgjë konkrete.

Foto: Daily Mail

“Ata janë duke i marrë gjërat me ngadalë, ani pse gjërat po shkojnë në një kahje më romantike”, thuhet për Lopez.

Vlen të theksohet se vitin e kaluar Jlo ka shtyrë dy herë martesën me Rodriguez, për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail
Exit mobile version