Site icon Telegrafi

Marquinhos: Pse Messi nuk foli për gabimet e gjyqtarit në takimin Barcelona – PSG

Marquinhos (Foto: Alessandra Cabral/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi është vënë në qendër të kritikave për shkak të deklaratës së tij se Kupa e Amerikës është e korruptuar.

Ylli i Barcelonës shpërtheu në akuza pas përballjes për vendin e tretë në mes të Argjentinës dhe Kilit në garën më të madhe në Amerikën Latine.

32-vjeçari kishte thënë se Kupa e Amerikës është e korruptuar dhe udhëhiqet nga mafia, për më shumë ai refuzoi ta merrte medaljen e vendit të tretë.

Dani Alves vs Lionel Messi (Foto: Juliana Flister/Getty Images/Guliver)

Por, në lidhje me këtë deklaratë të pesë herë fituesit të Topit të Artë, ka reaguar edhe Marqunihos, që i ka bërë me dije se edhe ai duhet të pranoj gabimet që kanë ndodhur në përballjen Barcelna – Paris Saint-Germain.

“Kur ju humbisni, ju nuk duhet ta humbisni edhe mendjen dhe ta pranoni atë gjë”, ka thënë fillimit Marquinhos.

Lexo po ashtu Messi nuk e pranoi medaljen dhe shpërtheu pas ndeshjes: Nuk e mora medaljen sepse nuk dua të bëhem pjesë e korrupsionit

“Messi kishte shumë gabime nga gjyqtari në favor të Barcelonës, por unë asnjëherë nuk e dëgjova atë të thoshte se kishte korrupsion në atë rast”, ka shtuar më tej ylli i PSG-së.

Një kritikë tjetër, yllit argjentinas i kanë dhënë edhe Dani Alves dhe trajneri i Brazilit, Tite, pasi ai duhet ta pranojë humbjen nga Selecaot. /Telegrafi/

Exit mobile version