Mbrojtësi brazilian Marquinhos është objektivi madhor i Juventusit për repartin e mbrojtjes.
Zonja e Vjetër ka mbetur pa qendërmbrojtësin Andrea Barazagli që është pensionuar, ndërsa Bonucci dhe Chiellini kanë kaluar tani më vitet e 30-ta.
Kësisoj kampionët e Italisë janë duke synuar ta rinovojnë mbrojtjen dhe braziliani mbetet objektivi kryesor.
Siç ka shkruar e përditshmja italiane Corriere dello Sport, Juventus tanimë ka marrë një përgjigje pozitive nga lojtari.
25-vjeçari ka pranuar të rikthehet në Serie A pasi që në kampionatin italian kishte luajtur edhe në edicionin 2012/13 me Romën.
Tani Zonja e Vjetër duhet ta bind klubin kampion të Francës, Paris Saint Germain që ta lë të lirë lojtarin.
PSG e vlerëson shumë qendërmbrojtësin Marquinhos që ka një kontratë deri në vitin 2022, por dëshira e lojtarit është të kalojë te Juve dhe ky transferim mund të realizohet për 60 milionë euro. /Telegrafi/