Telegrafi

Marquinhos i pavendosur për të ardhmen

Mbrojtësi brazilian i Paris Saint Germain, Marquinhos, ka pranuar se situata e tij te kampionët e Francës është e diskutueshme.

Sipas qendërmbrojtësit brazilian, bisedimet mbi të ardhmen e tij janë duke vazhduar me kampionët e Francës, por gjithashtu ka rindezur spekulimet se ai mund të largohet nga klubi këtë verë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Gjithmonë ka spekulime dhe unë kam një kontratë me PSG-ën deri në vitin 2019, por situata ime është e diskutueshme”, tha Marquinhos në një konferencë për media.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është që të kem besimin e klubit dhe menaxherit. Pastaj, ne do të vlerësojmë projektin”, deklaroi Marquinhos për fund.

Për ish-futbollistin e Romës interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Barcelona. /Telegrafi/