Site icon Telegrafi

Marquinhos ose Manolas për Interin

Sipas medieve italiane, Marquinhos dhe Kostas Manolas janë dy objektivat kryesor të Interit në verë, pasi holandezi, Stefan de Vrij nuk shihet nga Lazio në Serie A.

Është e ditur se Interi është duke shikuar për një qendërmbrojtës për sezonin e ardhshëm, me lajmet e kësaj jave që e lidhnin me mbrojtësin e Romës, Manolas.

Mbrojtësi grek është nga më të mirët e Romës në sezonet e fundit

Këtë mëngjes, gazeta italiane Corriere dello Sport, përveç mbrojtësit grek, raporton se edhe mbrojtësi i PSG-së është njëri nga objektivat kryesor, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gagliardini është futbollist i Interit (Foto)

Klubi francez nuk duan ta shesin 22-vjeçarin, por braziliani është e mundur të mos rinovoj kontratën, e cila skadon në vitin 2019, dhe potencialisht dyert janë të hapura për Nerazzurët.

Kështu, edhe me Manolasin që mund të mos rinovoj me Giallorosët, është e mundur shitja e tij në afatin e verës dhe për këtë klubi kryeqytetas mund të flas për transferimin e tij për një shifër rreth 40 milionë euro.

Lexo po ashtu Interi blen gjeneratën e re të futbollit italian, pas Gagliardinit gati edhe tri super transferime

Ndërsa, Stefan de Vrij, shihet si shumë i rëndësishëm për objektivat e Lazios dhe Presidenti, Claudio Lotito, në rast shitje do preferonte shitjen e tij në Ligën Premier dhe jo në Itali te një rival direkt. /Telegrafi/

Lotito nuk dëshiron t’i përforcoj rivalët me shitjen e holandezit

 

Exit mobile version