Marquinhos mund të largohet nga Ligue 1 dhe të përfundoj në Ligën Premier.
Mbrojtësi brazilian i Paris-Saint Germain mund të largohet në fund të sezonit nga kampionët francez, edhe pa dëshirën e tij.
Por, Marquinhos nuk do ta ketë aspak të vështirë të gjej ndonjë skuadër të re, pasi shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas tij.
Sipas Telefoot, ekipet e fundit që janë bashkuar garës për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit brazilian janë gjigantët anglez, Manchester United dhe Chelsea.
Ky medium thekson se ‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Blutë’ janë duke e monitoruar me vëmendje situatën e tij dhe gjatë verës të provojnë me një ofertë bindëse drejt tij.
Përveç dy skuadrave të madha angleze, për shërbimet e Marquinhos janë të interesuara edhe Real Madridi, Barcelona dhe Interi, të cilët duan të provojnë gjatë verës.
Çmimi i ish-mbrojtësit të Romës besohet të jetë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/