Site icon Telegrafi

Marotta zbulon objektivat e Juventusit

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta konfirmon kontaktet  me Zenit St Petersburg për mesfushorin belg, Axel Witsel.

Bianconerët ishin afër nënshkrimit me mesfushorin belg në verë, por klubi rus dështoi marrëveshjen në ditën e transferimit të afatit, me lojtarin që gjendej tashmë në Torino.

Por, sot Marotta u intervistua në Radio Achi’io Sport, dhe ai diskutoi rreth Witselit dhe futbollistit të Boca Juniors, Rodrigo Bentancur, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Napoli dhe Juventusi mendojnë një shkëmbim të madh

“Unë nuk do të mohojë se ne jemi duke punuar për këta dy lojtarë. Ne kemi të drejtën e blerësit të parë për Bentancur e cila skadon në prill të 2017. Ne nuk do të nënshkruajmë me atë në janar, por vitin e ardhshëm”, ka thënë drejtori i ‘Zonjës së Vjetër.

“Witsel është një mundësi, për shkak se kontrata e tij skadon në vitin 2017. Ne kemi pasur kontakt me Zenitin për të nënshkruar atë më shpejt, dhe ne mbetemi në kontakt për të marrë përgjigjen përfundimtare”, përfundoi Marotta. /Telegrafi/

Exit mobile version