Site icon Telegrafi

Marotta vazhdon takimet me drejtuesit e Interit, marrëveshje duket afër

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, ka mbajtur disa takimet  me drejtuesit e Interit dhe është i gatshëm të kalojë tek Nerazzurët.

Sipas Tuttosport, përfaqësuesi kryesor i Grupit Suning në Milano, Steven Zhang u takua me Marottan gjatë dy ditëve të fundit.

Ata diskutuan për planet dhe Interin se si të rikthehet në krye të futbollit italian dhe evropian, me Marottan që duhet se ka qenë i qartë me kërkesat e tij.

Marotta ishte në Torino për tetë vjet ku mbikëqyri transformimin e ekipit i cili pastaj fitoi shtatë tituj të njëpasnjëshëm në Serie A.

Presidenti Andrea Agnelli ka qenë ai që e ka larguar nga klubi bardhezi, pasi Marotta e konfirmoi në disa intervista se vendimi për t’u larguar nuk ishte i tij.

Mandati i tij do të skadojë më 25 tetor, ndërsa Marotta mungoi në stadium në fitoren e Juventusit në Ligën e Kampionëve 3-0 ndaj Young Boys.

Rolete të tjera që Marotta ka qenë i lidhur janë edhe si drejtor për kombëtaren italiane.

Nuk u përjashtua as një punë te Manchester United.

Roma dhe Napoli po ashtu flitet se kanë pasur interesim për njeriun që e fitoi çmimin si drejtor i vitit nga FIFA. /Telegrafi/

Exit mobile version