Telegrafi

Marotta tregon dy transferimet e para të Interit, tregon edhe për negociatat që po zhvillohen me Lukakun e Dybalan

Interi duket se do të jetë ndër skuadrat më aktive në tregun e transferimeve, si në hyrje ashtu edhe në daljen e futbollistëve.

Shumë emra janë lidhur me Neroazzurët, derisa për disa nga afrimet dhe largimet ka folur edhe drejtori sportiv Giuseppe Marotta.

Drejtori italian ka zbuluar edhe dy afrimet e para të Interit, të cilat janë Henrikht Mkhitaryan nga Roma dhe Andre Onana nga Ajaxi, që të dy si transferime të lira.

Ai ka folur edhe për afrimin e Paulo Dybalas dhe Romelu Lukakut që janë dy objektivat e mëdha të Interit.

“Nuk e di a do ta kemi mbyllur tregun e transferimeve deri në nisje të grumbullimit, por me siguri Inzaghi do të ketë një pjesë të mirë të titullarëve në dispozicion”.

“Henrikh Mkhytarian dhe Andre Onana prezantohen gjatë kësaj jave dhe po punojmë edhe për Dybalën e Lukakun”.

“I njohim cilësitë e tyre, por nuk janë akoma të Interit, pasi duhen krijuar kushtet e duhura ekonomike, megjithatë kemi edhe plan B”, u shpeh Marotta.

Marotta u pyet edhe për largimin e mundshëm të Milan Skriniair, duke thënë se më lehtë është të zëvendësohet një mbrojtës se sa një sulmues, derisa tregoi se i pëlqen Gleison Bremer.

“Në mbrojtje është më e lehtë të manovrosh, pasi sulmuesit janë të paktë dhe të shtrenjtë. Bremer po monitorohet, pasi është mbrojtës për skena të mëdha, megjithatë Ausilio dhe Bacin po merren me negociatat”, tha Marotta. /Telegrafi/