E ardhmja e Giuseppe Marottas siç duket është duke u qartësuar, pasi ai në javën e ardhshme do të largohet nga Juventusi, kur mbahet edhe asambleja e përgjithshme e klubit.
Ai do të lirohet në këtë asamble nga detyra e administratorit të deleguar të klubit bardhezi.
Për Marottan ka pasur shumë interesim nga disa klube.
Tuttosport shkruan se dëshira e Marottas është që të vazhdojë të punojë në një klub.
Kjo është arsyeja se pse e ka refuzuar me mirësjellje ofertën për president të Federatës Italiane të Futbollit.
Ai është takuar me familjen Zhang që kanë mbetur të kënaqu me takimin, e sidomos me kërkesën e tij që të mos largohen nga puna Alessandro Antonello, Giovanni Gardini dhe Pier Ausilio.
Marotta do të nis zyrtarisht punën si drejtues i Interit brenda këtij viti me qëllimin që ta rrëzojë nga froni Juventusin, si skuadra më e fortë e Italisë./Telegrafi/