Site icon Telegrafi

Marotta: Perisic ka kërkuar largimin, por nuk kemi ende oferta të përshtatshme

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Ivan Perisic ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar, por se deri më tani nuk ka pasur oferta të përshtatshme në drejtim të klubit italian.

Spekulimet ishin përhapur shpejtë duke u raportuar se Arsenali kishte parakaluar Manchester Unitedin në garën për anësorin kroat.

Perisic nuk është në formacionin titullar të Interit për ndeshjen e Serie A kundër Torinos dhe drejtori Marotta u pyet për situatën e tij.

Lexo po ashtu Interi lë në stol Perisicin ndaj Torinos, vazhdojnë bisedimet me Arsenalin

“Ne duhet të jetojmë me një situatë që shumë klube kanë në këtë periudhë, që është lojtarë që shprehin dëshirën e tyre për një transferim”, ka thënë fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

Perisic ka kërkuar largimin nga Interi (Getty Images)

“Dëgjuam lojtarin, ai e ka këtë dëshirë. Ne duam ta bëjmë atë të lumtur, por gjithashtu duhet të marrim në konsideratë atë që është më e mira për ne”.

“Deri më tani, nuk ka pasur oferta të përshtatshme, kështu që ne do të presim”.

Lexo po ashtu Arsenali me ofertë zyrtare në drejtim të Interit për Perisin, huazim me të drejtë blerje në fund të stinorit

“Kur një lojtar është i drejtë dhe na tregon gjendjen e tij mendore dhe atë që ai dëshiron, ne gjithmonë do të dëgjojmë”.

“Pas kësaj, është një çështje e kujdesit për interesat financiare të klubit”, përfundoi drejtuesi italian. /Telegrafi/

Exit mobile version