Telegrafi

Marotta për CR7: Çdo gjë filloi kur nisëm negociatat për Cancelon

Giuseppe Marotta (Foto: Getty Images)

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, thotë se është shumë i lumtur që nënshkruan me Cristiano Ronaldon.

Italiani tregon se çdo gjë nisi kur ata filluan negociatat për transferimin e Joao Cancelos nga Valencia.

“Ishte një paraqitje e madhe ekipore. Jam i lumtur, shumë i lumtur”, ka thënë 61-vjeçari për Corriere della Sera.

“Protagonistët e vërtetë të këtij klubi janë lojtarët e Juventusit dhe aksionarët. Cristiano Ronaldo ishte i pari që i besoji kësaj marrëveshje, ai zgjodhi Juventusin”.

“Kur e kuptuam që mund t’ia arrinim, aksionarët që e përkrahin këtë klub u pajtuan. Insistoj, ishte një paraqitje e madhe ekipore”.

“Çdo gjë filloi kur nisëm negociatat për Cancelon, i cili ka agjent të njëjtë me Ronaldon, Jorge Mendes”.

Lexo po ashtu Publikohet foto e Ronaldos me presidentin Agnelli dhe menaxherin e tij Mendes pas zyrtarizmit të marrëveshjes

“Ne duam të shprehim kënaqësinë maksimale dhe lumturinë që kemi nënshkruar me Ronaldon dhe vendimin e tij për t’iu bashkuar Juventusit”.

“Cristiano është shumë i lumtur që luan në një nga klubet më të mëdha në botë. Ai tashmë ka vendosur ku do të jetojë, në një shtëpi të bukur në mes të Torinos”, ka shtuar Marotta. /Telegrafi/