Site icon Telegrafi

Marotta: Objektivi parësor është Liga e Kampionëve

Giuseppe Marotta dhe Tommaso Giulini (Foto: Getty Images)

Drejtori sportiv, Giuseppe Marotta, ka rrëfyer se dëshira dhe objektivi parësor për sezonin e ri është të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër në vitet e fundit ka bërë paraqitje të mira në garën më të madhe për klube në Evropë, por disi i ka munguar fati.

“Ishte një Scudetto më e vështirë, kur vështirësitë janë të shumta, të shijon më shumë. Kemi fituar edhe me VAR, gjithë gabimet nuk janë eliminuar, por është një mjet që të ndihmon të përmirësosh disa”.

Allegri gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Milanit në Allianz Stadium (Foto: Getty Images)

“E ardhmja e Allegrit? Do të kemi një takim me trajnerin në ditët në vijim. Çdo gjë varet edhe nga ndjenjat dhe vlerësimet e tij. Allegri ka treguar të gjitha vlerat e tij dhe besoj që do vazhdojmë”.

“Liga e Kampionëve? I afrohemi gjithmonë afër. Nuk mendoj gjithmonë vetëm për drejtuesit dhe trajnerët, por edhe për tifozët. Objektivi parësor është të fitojmë Ligën e Kampionëve. Në vitin e ri do provojmë prapë për ta arritur këtë objektiv. Reali ishte superior, siç tregojnë rezultatet në vitet e fundit, ata janë në rrugë ta fitojnë prapë. Juve ka qenë e fundit që ka eliminuar Realin në pesë vitet e fundit”, ka thënë Marotta në Radio 1.

Lexo po ashtu Marotta nuk e hedh poshtë mundësinë e rikthimit të Pogbas dhe Moratas

Në fundjavën e fundit Juve barazoi me Romën dhe kështu fitoi titullin në Serie A, i shtati radhazi.

Vlen të theksohet se Juventusi ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve në histori të klubit (: 1984/85, 1995/96). /Telegrafi/

Exit mobile version