Giuseppe Marotta siguroi tifozët dhe mediat se Juventusi nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Paulo Dybalas dhe se klubi nuk i ka vënë çmim atij.
Juventusi ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionat, pasi kanë fituar në udhëtim te Cagliari me rezultat minimal 1-0 të shtunën mbrëma.
Drejtori sportiv i Juventusit, Marotta, ka shfrytëzuar këtë ndeshje për të folur për mediumin Mediaset Premium rreth disa çështjeve që e rrethojnë klubin italian, si transferimet dhe situata e Dybalas.
“Afati kalimtar i transferimeve të janarit ka të bëjë me riparimin e skuadrës tuaj dhe fatmirësisht ne jemi të mbuluar në të gjitha repartet e fushës”, ka thënë fillimisht Marotta.
Me Phillipe Coutinho, i cili kaloi mbrëmë te Barcelona për shifrën prej 160 milionë eurosh, Marotta u pyet se çfarë mendonte për çmimin e yllit të skuadrës, Dybala.
“Ne nuk kemi vënë ende ndonjë çmim për Dybalan, kështu që është e vështirë për të bërë një vlerësim”.
“Nuk e kemi ndërmend ta fusim atë në treg të transferimeve”, përfundoi drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër.
Ndryshe, për sulmuesin argjentinas interesim kanë shprehur Manchester United dhe Real Madrid. /Telegrafi/