Site icon Telegrafi

Marotta ndahet zyrtarisht me Juventusin, i lirë të bashkohet me Interin

Beppe Marotta është i lirë të bëhet drejtor i përgjithshëm i Interit pasi ka përfunduar zyrtarisht kontratën e tij me Juventusin.

Një deklaratë në faqen zyrtare të Juventusit ka njoftuar për largimin zyrtar të Marottas nga klubi i tyre.

Për më tepër, 61-vjeçari italian do të marrë edhe 361,775 mijë euro në kompensim nga Bianconerët, ashtu sikurse edhe Aldo Mazzia që largohet.

Lexo po ashtu Agnelli falënderon Marottan dhe konfirmon largimin e tij: Ishte vital në sukseset Juventusit

Ish-drejtori ekzekutiv i Sampdorias ka qenë i lidhur ngushtë me skuadrën e Interit, së bashku me Steven Zhang dhe tani është i lirë t’i bashkohet Nerazzurrëve.

Përveç Interit, me drejtuesit e njohur italian janë lidhur edhe skuadrat e mëdha angleze nga Liga Premier.

Lexo po ashtu Marotta te Inter, zyrtarizohet brenda vitit

Manchester Unitedi dhe Arsenali mendohet se kanë bërë edhe oferta zyrtare në drejtim të tij.

Megjithatë, gara duket e humbur pasi të gjithë mediat italiane flasin për një zyrtarizim të tij te Interi gjata ditëve apo javëve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version