Site icon Telegrafi

Marotta: Morata mund të kthehet një ditë

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta shpreson që sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, mund të kthehet një ditë në Juventus për një ‘martesë definitive’.

Sulmuesi spanjoll kaloi dy sezone në Torino, por këtë verë ‘Los Merengues’ aktivizuan një klauzolë të riblerjes në kontratën e tij dhe e kthyen përsëri në Bernabeu.

Megjithatë, drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ shpresojnë që spanjolli një ditë të kthehet në klubin e tyre për një marrëveshje definitive.

Lexo po ashtu Legjendat e Juves lavdërojnë skuadrën dhe Allegrin

“Në futboll, ju kurrë nuk mund të thoni kurrë”, ka thënë Marotta kur u pyet nëse Morata mund të kthehet një ditë, transmeton Telegrafi.

“Ne e dinim që rrezikonim ta humbnin atë dhe ne ishim të trishtuar. Dashuria e tij për Juventusin është një parakusht i rëndësishëm në mënyrë që ai të mund një ditë të kthehet për një martesë definitive”, përfundoi menaxheri i Juves. /Telegrafi/

Exit mobile version