Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, e ka lëvduar Gianluigi Donnarumman, por ka thënë se nuk do të bëjë ofertë për portierin e Milanit.
Ka pasur njoftime se Bianconerët po përgatiten që ta angazhojnë 17-vjeçarin si zëvendësues të Gianluigi Buffon.
“Milani ka një model fitues dhe është mirë të shohësh kaq shumë lojtarë të rinj italianë në formacionin startues”.
“Donnarumma? Ne kemi një Buffon të jashtëzakonshëm, një profesionist, i cili po shkruan faqe të reja në historinë e futbollit. Do të qëndrojmë me të”.
“Donnarumma është një yll në ngritje dhe mendoj se do të përmirësohet lojë pas loje. Fatmirësisht për Milanin, ai është lojtar i tyre”, ka deklaruar Marotta për Mediaset Premium. /Telegrafi/