Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, para ndeshjes kundër SPAL-it është pyetur edhe për transferimin e mundshëm të Emre Can.
Italiani ka thënë se ata kanë bërë ofertën e tyre dhe tani po presën përgjigjen e lojtarit.
“Jack Wilshere? Jemi të gatshëm të shikojmë mundësitë, por nuk e mohoj, jemi të koncentruar te Emre Can dhe po presim përgjigjen e tij. Ky është objektivi jonë primar”.
“Nëse ka përgjigje negative, do të lëvizim drejt lojtarëve tjerë”, ka thënë Marotta për Mediaset Premium.
Gjermani do të jetë lojtar i lirë gjatë verës, por ende nuk ka vendosur se a do të rinovojë apo do të largohet nga Reds.
Can kaloi te klubi nga Anfield në verën e vitit 2014 për 12 milionë euro.
Për mesfushorin qendror ka shfaqur interesim edhe Real Madridi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ct8gylgpWgU&t=1s