Telegrafi

Marotta: ‘Juventusi favorit’ për të fituar titullin e Serie A

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta beson se Juventusi është “favoriti” për të fituar titullin e Serie A këtë sezon pasi ata nuk janë të përfshirë në garat evropiane, por insiston se Nerazzurrët duhet të jenë “ambicioz”.

Interi qëndron i dyti në tabelën e Serie A, dy pikë më pak se lideri, Milani dhe dy më shumë se Juventusi dhe Fiorentina. Megjithatë, Marotta beson se Bianconerët janë favoritë për të fituar Scudetton këtë sezon.

“Kam fituar titullin tim të parë në Serie A në Torino me Antonio Conte dhe ne nuk po luanim në garat evropiane”, ka thënë fillimisht Marotta për Gazzetta dello Sport.

“Përvoja më thotë se mundësia për të planifikuar një sezon vetëm me Serie A dhe Coppa Italia është një avantazh. Kjo është arsyeja pse unë them se Juventusi është favorit për titull”.

Lexo po ashtu Pioli: Juventusi është favorit për Scudetto

Inter mundi Milanin me rezultat 5-1 në Derby della Madonnina muajin e kaluar, por ka mbledhur vetëm katër pikë në tre ndeshjet e fundit të Serie A.

“Bëmë disa gabime, por nuk mendoj se u qetësuam pas fitores 5-1 në derbi”.

“Në vend të kësaj, unë mendoj se ne duhet të punojmë për të parandaluar djegien dhe lodhjen mendore. Unë them jo teprim përulësie, ne jemi Inter dhe duhet të jemi ambicioz”.

Lexo po ashtu Buffon zbulon tre favoritët për titull në Serie A

“Duhet ta mbajmë shiritin lart dhe të kemi besim. Nuk është si të thuash ‘ne jemi më të mirët’. Kjo do të ishte arrogancë”.

“Ne jemi të fortë dhe kemi konsideratë të madhe për veten, falë rezultateve që arritëm në Evropë sezonin e kaluar. Ne e dimë se sa shumë interesohen fansat për titullin, i cili do të na sillte yllin e dytë”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/