Telegrafi

Marotta: Juve dëshiron Ligën e Kampionëve

EMPOLI, ITALY - OCTOBER 02: Giuseppe Marotta CEO of Juventus FC during the Serie A match between Empoli FC and Juventus FC at Stadio Carlo Castellani on October 2, 2016 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta ka treguar fiksimin e bardhezinjve për të fituar Ligën e Kampionëve, në një intervistë për mediat italiane.

Marotta ka shkuar edhe më tej, duke i premtuar besnikëri Juventusit, ndërsa është shprehur se edhe kur të largohet nga bardhezinjtë, nuk do të shkojë në asnjë klub tjetër.

“Cikli im nuk ka përfunduar ende, sepse duam të arrijmë me çdo kusht Ligën e Kampionëve. Më pas nuk e di çdo të bëj, por kur Agnellit të mos I duhem më, e sigurt është që nuk do më shihni në asnjë klub tjetër”, tha fillimisht Marotta.

Drejtori sportiv i bardhezinjve foli edhe për nevojën e ndërhyrjes në tregun e transferimeve, ku evidentoi mbrojtjen si repartin ku skuadra e Allegrit duhet të përforcohen në verën e ardhshme.

Marotta është një nga drejtorët sportiv më të suksesshëm në botë (Getty Images)

“Kemi blerë Caldaran, që është një mbrojtës i mirë dhe do të na bashkohet në verë, por do të tentojmë të afrojmë edhe ndonjë futbollist tjetër, për të qenë të plotë në repartin e mbrojtjes”, përcjell SS.

Beppe Marotta tregoi se largimi i Leonardo Bonuccit nuk lidhej aspak me Allegrin, ndërsa tha se Juventusi është skuadër e ndërtuar për të fituar titullin kampion.

“Largimi i Bonuccit nuk lidhet aspak me Allegrin dhe për këtë ju siguroj. Ne do të kërkojmë fitoren, sepse jemi ndërtuar për të marrë titullin dhe nëse nuk ia dalim, do të jetë dështim”.

“VAR do të legjitimojë edhe më tepër fitoren tonë, pasi shpesh jemi përfolur për favore nga ana e gjykimit”, përfundoi drejtori sportiv i bardhezinjve.