Giuseppe Marotta ka ritheksuar se Mauro Icardi nuk është pjesë e planeve të skuadrës së parë të Interit dhe është optimist për ardhjen e Alexis Sanchezit.
Gruaja-agjente e Icardit, Wanda Nara njoftoi në televizionin kombëtar gjatë fundjavës se burri i saj do qëndroj në Inter, pavarësisht se u injorua nga trajneri Antonio Conte.
Kjo bëri që Marotta dhe Presidenti Steven Zhang të informonin edhe njëherë sulmuesin se ai nuk kishte vend në projektin e klubit gjatë një takimi të martën.
“Gjithçka është në rregull. Pozicioni ynë mbetet i njëjtë”, ka thënë Marotta për Sky Sport Italia.
Ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit më pas u pyet për Sanchez, i cili pritet të arrijë në huazim nga Manchester Unitedi.
“Unë jam gjithmonë optimist”, përfundoi drejtori i Interit.
Ndryshe, afati kalimtar veror në Itali ka edhe disa ditë, pasi mbyllet me datë 2 shtator. /Telegrafi/