Telegrafi

Marotta ia mbyll çdo derë Icardit: Wanda na acaroi, nuk i ka thënë askush sulmuesit që do të qëndrojë te Interi

Wanda Nara deklaroi një natë më parë se Mauro Icardi dëshiron të qëndrojë me çdo kusht tek Inter dhe për këtë ka biseduar me një nga kryesorët në klub, duke nënkuptuar presidentin Steven Zhang.

Para ndeshjes me Leccen, drejtori i deleguar, Beppe Marotta iu është përgjigjur hapur dhe me tone të ashpra, kampit të argjentinasit.

“Ne i morëm komentet e Wanda Nara me acarim, si për kohën, ashtu edhe për metodën që u shpreh ajo”.

Mauro Emanuel Icardi e Wanda Nara . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Gjithashtu mohoj kategorikisht se dikush në klub i tha Icardit të qëndrojë te Inter, veçanërisht jo presidenti Steven Zhang”.

“Strategjia që Interi ka marrë është e saktë dhe ne ia kemi komunikuar qartë dhe në kohën e duhur”.

“Ne do të vazhdojmë kështu deri në fund dhe askush te Inter nuk mund ta ndryshojë këtë qasje të përbashkët që mbështetet nga të gjithë”, ka thënë Marotta.

Këto fjalë e bëjnë të qartë se Mauro Icardi nuk ka më vend te Interi. /Telegrafi/