Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol po kalon një formë të shkëlqyer te Flamengo, ku është i huazuar nga Interi.
Sulmuesi brazilian është një nga lojtarët më të mirë te Flamengo, të cilëve para pak ditësh me dy golat e tij iu dhuroi Copa Libertadoren.
Në janar lojtari do të rikthehet te Interi, të cilët e kanë edhe kartonin e tij, por nuk do të qëndrojë për shumë kohë aty.
Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka thënë se edhe pse Gabigol është lojtar i shkëlqyeshëm, nuk ka vend në skuadrën aktuale.
“Gabigol është një lojtar i shkëlqyer, por në kemi lojtarë me cilësi shumë të mira në sulm, si Lukaku, Sanchez, Martinez, Espozito dhe Politano”.
“Braziliani nuk është pjesë e planeve tona, megjithatë ai ka vlera të mëdha”, ka thënë Marotta.
Interi do të tentojë të marr sa më shumë para nga ai, pasi dy vjet më parë pagoi mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/