Telegrafi

Marotta flet për Cuadradon dhe Brozovicin

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta ka thënë se rikthimi i Juan Cuadrados do të ishte i mirëseardhur, ndërsa nuk e ka mohuar interesimin e Marcelo Brozovicit.

Tashmë janë shtuar fjalët se kolumbiani Juan Cuadrado do të kthehet në Juventus si huazim nga Chelsea.

“Besoj që puna jonë është mbyll për këtë afat kalimtar në 95%”.

“Jemi duke punuar për një mesfushor qendre. Nuk është e lehtë të gjesh një lojtar të profilit të duhur”.

“Ndonjë emër? Nuk do të ishte në rregull, pasi janë lojtarë që kanë skuadra”.

“Marcelo Brozovic i Interit? Mund të them jo. Në anën tjetër Cuadrado është një lojtar që do të donim të kthehej, pasi ai u përshtat shumë mirë me ne”.

“Duhet ta shohim pozicionin e Chelseat, për ta parë se a mund të bëhet që ta kthejmë përsëri këtu”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/