Site icon Telegrafi

Marotta: Eriksen do të vijë së shpejti

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka lënë të kuptohet se Tottenham Hotspur ka luajtur “lojëra të ashpra” për Christian Eriksen , por shpreson që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt që është e mundur.

Reprezentuesi danez do të jetë një lojtar i lirë në 30 qershor, kështu që Interi kishte shpresuar të ulë çmimin e kërkuar prej 20 milionë eurosh, duke marrë parasysh që ata kishin rënë dakord tashmë me lojtarin për kushtet personale.

Sidoqoftë, raportet e fundit sugjerojnë se një marrëveshje do të bëhet vetëm për 20 milionë, duke përfshirë bonuset dhe testet mjekësore janë caktuar për të hënën ose të martën.

Lexo po ashtu Arrihet akordi mes Interit dhe Tottenhamit për 18 milionë euro, Eriksen do të vishet zikaltër

Për të gjitha këto dhe ardhjen e Eriksenit ka folur së fundmi drejtori i Interit, Marotta.

“Ne nuk do të fshihemi, ju të gjithë e dini se kemi negociuar me Tottenham për ca kohë”, ka thënë fillimisht Marotta për DAZN këtë mëngjes.

Lexo po ashtu Ka mbetur vetëm zyrtarizimi si lojtar i Interit, Eriksen nuk gjendet as në bankën rezervë ndaj Southamptonit

“Kontrata e tij do të skadojë në 30 qershor, kështu që të drejtat e vetme për të cilat ne po diskutojmë janë për ato gjashtë muaj”.

“Ne jemi optimistë dhe shpresojmë që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt që është e mundur, veçanërisht pasi afati i transferimeve mbyllet të premten”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version