Juventusi është i përgatitur të bëjë një sakrificë të madhe financiare për të mbajtur Paulo Dybala gjatë gjithë jetës, konfirmon drejtuesi i klubit, Beppe Marotta.
Dybala apo i njohur si La Joya ka qenë sensacional deri më tani këtë sezon, duke shënuar 12 gola në 10 ndeshje konkurruese për Juven.
Paraqitjet e tij të mira sezonin e fundit kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij gjatë verës, por argjentinasi kërkoi të qëndroj te Zonja e Vjetër.
“Djaloshi nuk ka çmim, sepse ne nuk jemi një klub që shesim”, ka thënë fillimisht drejtori i përgjithshëm i Juves, Marotta për gazetën La Stampa.
“Unë gjithmonë përsëris se një lojtar ka të ardhmen e tij në duart e tij dhe Paulo tha vet se dëshiron të lidhë veten në klubin tonë për gjithë jetën”.
“Nëse e përkthejmë, kjo do të thotë që ne do të bëjmë një tjetër sakrificë të madhe financiare për ta mbajtur atë”.
“Ne së shpejti do ta mbyllim atë në një kontratë të re – kjo është ajo që ai na kërkoi”, përfundoi drejtuesi i gjigantit italian.
Ndryshe, argjentinasi 23-vjeçar ka qenë i lidhur me skuadrën e Barcelonës, Real Madridit, Paris Saint-Germainit dhe Chelseat.
Kontrata e tij e tanishme shkon deri në qershor të vitit 2022 dhe u nënshkrua vetëm në prill të vitit 2017. /Telegrafi/