Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, ka insistuar se Paulo Dybala ka nevojë për kohë, pasi është një lojtar i jashtëzakonshëm.
Bianconerët fituan ndaj Genoas në kuadër të Kupës së Italisë me një gol dhe një asistim të argjentinasit.
Kjo ishte ndeshje e parë që Dybala e luante si startues, pasi në dy ndeshjet e fundit ai ishte abonuar me bankën rezervë.
“Është një moment normal për një lojtar, kështu që na duhet vetëm të kemi durim dhe ta presim”.
“Në fund të fundit, njerëzit presin gjithmonë shumë prej tij, por ai është një i ri me presion të madh nga media, kështu që është e natyrshme që ai të mos jap gjithmonë shfaqje të jashtëzakonshme”.
“Kur shfaqjet e tij janë thjesht të mira, ai kritikohet, kështu që njerëzit pothuajse gjithmonë e shohin atë negativisht. Të gjithë kemi nevojë është durim”, ka thënë Marrotta.
Pas fitores në Kupë, Juventusi ka kaluar në çerekfinale ku do të takohet me Torinon.
Ndërsa Juventusi në fundjavë luan me Romën dhe Paolo Dybala mund të luajë nga minuta e parë. /Telegrafi/