Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka folur për Leoanrdo Bonuccin dhe Gonzalo Higuainin.
Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, ka kërkuar kthimin te Juventusi, por Marotta, ka thënë reparti i mbrojtjes është i kompletuar.
“E vërtetë që ai (Bonucci) ka shprehur dëshirën që të kthehet, por në këtë moment ekipin e kemi të kompletuar, sidomos në mbrojtje”.
“Gjithçka ka lindur me takimin që kishim me Leonardon (drejtorin e Milanit), duke shkëmbyer edhe opinione dhe përshtypjet”.
“Ai na ka rrëfyer dëshirën e Bonuccit, që ka vlerësim dhe respekt për Juventusin”.
“Por, u ndaluam aty, te vullneti i tij për t’u ribashkuar me skuadrën që ka qenë e tija për shumë vite. Raporti me Bonuccin është i jashtëzakonshëm, por Juventusi sot është shumë në rregull. Për ne është futbollist i rëndësishëm”.
“A ka pasur kërkesa për Higuain? Normale, kur vjen një kampion si Ronaldo, konkurrenca në repartin e sulmit është e madhe.
“Jemi duke vlerësuar, por kemi respekt të madh për të”, ka thënë Marotta./Telegrafi/