Drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka thënë se marrëveshja më e mirë që ka bërë në karrierën e tij ishte marrja e Paul Pogba falas në Juventus dhe shitja e tij përsëri në Manchester United për 100 milionë euro.
Marrota aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Interit, ndërsa në të kaluarën ka punuar te Juventusi.
“Një drejtor përpiqet të sjellë lojtarë relativisht të lirë dhe ta shesë me një fitim të konsiderueshëm”.
“Marrëveshja më e mirë në karrierën time: Pogba, të cilin ne çuditërisht e morëm falas dhe e shitëm atë në të njëjtin klub për 100 milionë euro”.
Pogba ishte lojtar i lirë dhe u largua nga klubi pas mungesës së minutave te Manchester United kur u bashkua me Juve në verën e 2012.
Vetëm katër vjet më vonë, ai ishte bërë një lojtar i Kombëtares së Francës, një nga yjet evropian dhe Manchester United pagoi mbi 100 milionë euro për ta kthyer mesfushorin në “Old Trafford”. /Telegrafi/