Telegrafi

Maroku shpall tre ditë zie pas tërmetit ku humbën jetën më shumë se 1,000 persona

Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas tërmetit vdekjeprurës.

Siç raportohet, flamujt do të valojnë gjysmë shtizë në të gjitha ndërtesat publike, sipas deklaratës së lëshuar nga Pallati Mbretëror, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 1,000 persona humbën jetën nga tërmeti i së premtes vonë derisa qindra të tjerë pësuan lëndime.

Tërmeti me magnitudë 6.8 u përcoll edhe me një pasgoditje me shkallë 4.9 rreth 19 minuta më vonë.

Epiqendra ishte në një zonë me popullsi të rrallë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik.

Pamjet e shumta të cilat qarkulluan në internet tregonin shkallën e madhe të dëmeve në Marok. /Telegrafi/