Policia e Kosovës ka njoftuar se një maroken ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me thikë dhe më pas i është grabitur një çantë, ndërsa Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull libanez.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, të dielën në ora 18:10.
“Viktima mashkull shtetas Maroken ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me thikë dhe më pas i është grabitur një çantë nga i dyshuari i pa njohur”.
Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar.
Njësia policor ka arrit të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin mashkull libanez, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/