Site icon Telegrafi

Marlon Santos largohet nga Barca, kalon te Nice (Foto)

Barcelona ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Nice për huazimin dyvjeçar të Marlon Santos.

Mbrojtësi do ta vazhdojë karrierën në Francë, ndërsa katalunasit e kanë edhe opsionin ta rikthejnë pas 12 muajsh nëse kanë nevojë për të.

Blaugranët nënshkruan kontratë të përhershme me 21-vjeçarin në muajin qershor, pasi paraprakisht e kishin huazuar dhe pritej që të kishte të ardhme te klubi.

Lexo po ashtu Barcelona ka katër ditë kohë që t’i mbyllë nëntë marrëveshje për këtë afat kalimtar (Foto)

Sidoqoftë, ai nuk është në planet e trajnerit Ernesto Valverde dhe është dërguar te Nice për t’u zhvilluar si lojtar.

Largimi i tij njëherësh nënkupton se Thomas Vermaelen do të jetë zgjedhja e katërt e Barcës për pozitën e qendërmbrojtësit.

Konfirmimin për transferimin e lojtarit e ka bërë edhe klubi i ri i tij, Nice. /Telegrafi/

Exit mobile version