Telegrafi

Markkanen me bllokadë e qëllon me top në kokë Curryn (Video)

Talenti i jashtëzakonshëm, Lauri Markkanen, ka shfaqur një tjetër performancë të mirë për Chicagon.

Edhe pse nuk është më i preferuari nga bashkëlojtarët për të krijuar gjuajtje, të cilat ai shumicën e rasteve i konkretizon duke realizuar pikë vitale, mbrojtja e Markkanen u vërejt gjaët takimit të fundit ndaj Golden State Warriors.

Basketbollisti që po kalon sezonin e parë të tij në NBA pati një moment gjatë takimit kur pas një mbrojtje intensive arriti të bllokojë Curryn.

Në proces e sipër ai përplasi topin në kokën e organizatorit të Golden State, i cili u befasua nga Markkanen.

Curry megjithatë realizoi 30 pikë në këtë duel, kurse Markkanen mbylli ndeshjen me 11 pikë.

Golden State e mposhti Chicagon duke realizuar fitoren e 14-të rresht.

Markkanen me këto performanca vazhdon të jetë një nga emrat favorit për t’u shpallur Rookie of the Year (lojtari më i mirë i ri i vitit). /Telegrafi/