McDonald’s, Coca-Cola, Audi dhe Volkswagen janë vetëm disa nga konglomeratët e korporatave që po interpretojnë “distancimin shoqëror” me dizajnimin e logos së tyre.
Termi është bërë i njohur kohët e fundit për shkak të përhapjes së coronavirusit, përcjell Telegrafi.
Distanca sociale do të thotë të qëndrosh dy metra larg nga të tjerët në përpjekje për të ulur rrezikun e kontraktimit të sëmundjes.
Mesazhet dhe logot e krijuara për të promovuar distancimin shoqëror kanë pro dhe kundër, sipas dy ekspertëve në fushën e projektimit.
“Situata jonë aktuale globale nuk është shaka. Është çështje serioze”, ka thënë Douglas Sellers, drejtori ekzekutiv krijues për firmën Siegel + Gale për CNN Business.
“Dhe markat që dizajnojnë logot në distancë kanë potencialin të zvogëlojnë ashpërsinë e asaj që po kalojmë”, ka thënë Sellers. /Telegrafi/