Krijuesi i gjigantit të rrjeteve sociale, Facebook, Mark Zuckerberg pati një njoftim të rëndësishëm për fansat e tij të mërkurën.
Ai njoftoi se ai dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, do të bëhen prindër për herë të tretë.
Këtë lajm, Zuckerberg e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social, të cilin ai vet e krijoi.
“Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm!”, shkroi Marku në mbishkrimin e fotografisë.
Në fotografinë e ëmbël, ai mund të shihej duke mbajtur dorën te barku i Priscillas, duke treguar kështu dashurinë e tij për pritjen e ëmbël. /Telegrafi/