Pavarësisht nëse jeni duke u futur në një “udhëtim” me Peloton ose duke blerë pasuri të paluajtshme virtuale, Mark Zuckerberg thotë se ju i jeni bashkuar Metaverse.
Në një episod javë më parë, CEO i Meta kishte thënë se evolucioni i realitetit virtual do të shpaloset në mënyrë të ngjashme me kompjuterët dhe telefonat celularë: lojtarët janë të parët që eksplorojnë teknologjinë e re, të ndjekur nga përdoruesit e zakonshëm që duan ta përdorin atë për t’u socializuar.
Por metaversi tashmë duket se po transformohet përtej asaj trajektoreje tradicionale, ka thënë Zuckerberg, përcjell Telegrafi.
Ai i konsideron aplikacionet e fitnesit, si Peloton, një hap të tretë në evolucionin e realitetit virtual, sepse teknologjia e tyre lidh njerëzit në mbarë botën përmes lëvizjes fizike.
Ndërsa drejtuesit e Meta kanë pranuar se mund të duhen deri në 15 vjet për të realizuar plotësisht vizionin e tyre për Metaverse-t, elementë si lojërat, mediat sociale dhe platformat e fitnesit kanë filluar tashmë të angazhojnë përdoruesit në botët virtuale.
Dhe Zuckerberg vlerëson se aplikacionet e ushtrimeve po ndihmojnë t’i bëjnë ato përvoja – pothuajse fizike – realitet.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Meta-n, qëllimi i të cilit është të ndihmojë njerëzit të lidhen dhe të komunikojnë në internet, tha Zuckerberg.
Ky evolucion përputhet gjithashtu me vizionin e Zuckerberg për Metaverse-n.
Në raste të përsëritura, bashkëthemeluesi i Meta tha se dëshiron që ajo të bëhet më “zhytëse” dhe më pak e dallueshme nga realiteti fizik. /Telegrafi/