Telegrafi

Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg nuk do të shkarkohen për shkak të skandalit Cambridge Analytica

Marck Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg ishin në radhë për të dhënë deponime për disa orë si përgjigje ndaj një padie për Facebook dhe skandalin e privatësisë së të dhënave Cambridge Analytica, por kjo nuk do të ndodhë tani – kompania ka arritur një marrëveshje me paditësit.

Siç u raportua më herët nga The Verge, një dosje gjyqësore zbulon se palët kanë arritur një marrëveshje në parim dhe kanë kërkuar një afat 60 ditor për ta finalizuar marrëveshjen me shkrim. Pa marrëveshjen e arritur, ata do të shkarkoheshin para 20 shtatorit, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk ka detaje rreth kushteve të marrëveshjes. Meta, siç njihet tani kompania, nëpërmjet një zëdhënësi ka refuzuar që të komentoj mbi këtë rast, përderisa avokatët e paditësve ende nuk i janë përgjigjur pyetjes të bërë nga The Verge.

Tani Zuckerberg vetëm duhet që t’i marrë disa pyetje nga Joe Rogan dhe të flas për kufjet e reja VR, në vend se të betohet para avokatëve kundërshtarë për detajet e asaj që ndodhi brenda kompanisë së tij rreth kohës së zgjedhjeve të 2016-ës.

Padia pretendonte se Facebook në mënyrë joligjore shpërndau të dhënat e përdoruesve me palët e treta, dhe se kompania nuk i mbrojti të dhënat në mënyrë adekuate nga abuzimi.

Zuckerberg u përball me pyetje nga Kongresi në vitin 2018, i cili nuk bëri mjaftueshëm për ta zbardhur skandalin ose të shpjegoi se çfarë ndodhi saktë me Cambridge Analytica, një firmë e cila u punësua nga kampanja presidenciale e Trump, e të cilët ishin në gjendje që t’i marrin të dhënat nga miliona profile të Facebook. /Telegrafi/