Mes një reagimi në rritje rreth asaj se si kompanitë teknologjike po ndikojnë në shoqëri, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, tha se bota është më e ndarë se sa ai e kishte parashikuar.
“Ne kemi qenë të fokusuar ta bëjnë botën më të hapur dhe më të lidhur. Dhe gjithmonë kam menduar se kjo do të ishte e mjaftueshme për të zgjidhur shumë probleme në vetvete”, tha Zuckerberg për Freakonomics Radio.
Zuckerberg i tha se “Bota është më e ndarë se sa që prisja për nivelin e hapjes dhe lidhjes që është sot”.
Facebook është nën presion nga njerëzit brenda dhe jashtë botës së teknologjisë për shkak të çështjeve të varësisë së teknologjisë dhe rolit të platformës në përhapjen e keqinformimit gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që atëherë, rrjeti social ka pasur një varg ndryshimesh në ofrimin e lajmeve, të cilat në të vërtetë kanë zvogëluar numrin e përgjithshëm të kohës që përdoruesit shpenzojnë në faqen e internetit.
Sipas tij, ai ka një përgjegjësi për të punuar në lidhjen e njerëzve me ndarje ideologjike dhe beson se shumica e njerëzve do të “përballen me të vërtetat apo perspektivat që nuk përshtaten me bindjet tona” dhe për këtë mund të shkaktojë që njerëzit të heqin dorë.
Sipas pikëpamjes së Zuckerberg, rrjetet sociale si Facebook duhet të ofrojnë një pikë nisje produktive për diskutim duke i ndihmuar njerëzit të lidhen me gjërat që kanë të përbashkëta.
“Ka shumë çështje të ndryshme dhe gjëra që ndihmojnë lidhjen e njerëzve së bashku”, tha Zuckerberg.
Aksionet e Facebook ranë më shumë se 4.4 për qind në 177.90 dollarë pas njoftimeve të mediave se janë publikuar të dhënat ku një kompani që ka punuar në fushatën presidenciale të Donald Trump kanë pasur qasje të paligjshme në të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook.