Pasi gjykata hodhi poshtë disa çështje kundër Facebook, Mark Zuckerberg u bë më i pasur me 5.1 miliardë dollarë falë rritjes së çmimeve të aksioneve.
Facebook ka kapërcyer një vlerë prej trilion dollarësh.
Facebook u bashkua me një grup të kompanive me vlerë më shumë se një trilion dollarë të hënën pasi vlera e tyre totale u rrit, raporton Yahoo Finance.
Kjo është hera e parë që vlera e tregut të ndërmarrjes së Zuckerberg është rritur mbi 1 trilion dollar.
Duhet të kihet parasysh se përveç Facebook, ata zotërojnë Instagram, WhatsApp, por edhe Oculus.
Facebook është gjithashtu e vetmja kompani e themeluar në këtë mijëvjeçar vlera e së cilës deri më tani është rritur mbi 1 trilion dollar.
Ky kërcim në tregun e aksioneve erdhi pasi u pushuan disa akuza kundër Facebook.
Gjykata konstatoi se FTC i SHBA (Komisioni Federal i Tregtisë) nuk siguroi prova të mjaftueshme se Facebook ishte një monopol.
Refuzimi i këtyre akuzave çoi gjithashtu në një kërcim të aksioneve në Facebook, gjë që rriti pasurinë e Mark Zuckerberg me 5.1 miliardë dollarë dje, shkruan Forbes. /Telegrafi/