Telegrafi

Mark Wahlberg tregon se është kthyer në palestër dhe vë në pah muskujt

(Foto: Getty Images)

Me vite të tëra, Mark Wahlberg është kujdesur që të ketë muskuj të formësuar për shkak të roleve të tij filmike.

Këtë fundjavë, aktori ndodhej në Bahamas me gruan dhe fëmijët e tij për një pushim familjar, ndërsa nga atje e ka publikuar një video për 8.6 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

(Foto: Instagram/Mark Wahlberg)

Në video, ai është paraqitur i zhveshur në pjesën e sipërme duke i vënë në pah muskujt truporë. 46-vjeçari i ka uruar fansat për Pashkët dhe ka treguar se ka bërë një pushim nga postimet në rrjetet sociale.

(Foto: Instagram/Mark Wahlberg)

“Por, tash, jam kthyer në palestër dhe po stërvitem”, ka thënë aktori.

Së fundmi, Wahlberg ka qenë i zënë në xhirimet e filmit “Instant Family”, i cili do të publikohet në vitin e ardhshëm.

Është fjala për një komedi, regjinë e të cilës është duke e bërë Sean Anders. Rose Byrne e Octavia Spencer janë protagonistet tjera në këtë film.

Ndryshe, në vitin e kaluar, ai ishte në qendër të kundërthënieve, pasi u mësua se ishte paguar qindra mijëra dollarë më shumë se kolegia e tij, Michelle Williams, për rixhirimet e filmit “All The Money In The World”.

Mirëpo, Wahlberg e kishte mbajtur fjalën dhe paratë e përfituara nga rixhirimi (1.5 milion dollarë) i kishte dhuruar për fondin e fushatës Time’s Up. /Telegrafi/