Site icon Telegrafi

Mark Gjonaj: 30% e pallateve të Bronksit në SHBA janë të shqiptarëve

Mark Gjonaj është shqiptari, i cili edhe pse ka lindur në Amerikë, nuk i harron rrënjët e tij pasi është rritur me Gjuhën Shqipe dhe me dashurinë për origjinën e tij.
Në një intervistë në Tv Klan, nga SHBA, Mark Gjonaj tregon se si është jeta e tij dhe SHBA dhe si e ka përjetuar paradën e shqiptarëve që është mbajtur më 10 Qershor të këtij viti në New York.

Mark Gjonaj: Kudo që bashkohen shqiptarët, është e rëndësishme. Me mijëra shqiptarë marrin pjesë në paradë. Të gjithë janë të kënaqur që bashkohen.

Blendi Fevziu: Ju jeni nga shqiptarët më të angazhuar. 300-350 mijë shqiptarë a banojnë në Amerikë?

Mark Gjonaj: Po, ashtu thonë.

Blendi Fevziu: Me se merren shqiptarët?

Mark Gjonaj: Vuajtja e shqiptarit na ka bashkuar, atë që kemi kaluar dhe ajo që na mban, kulturë dhe histori na mban të lidhur me njëri-tjetrin.

Blendi Fevziu: Me se angazhohet komuniteti?

Mark Gjonaj: Shumica merren me biznese, kanë blerë pallate dhe kanë ndërtuar. 30 për qind e pallateve të Bronksit janë të shqiptarëve. Brezi i ri nuk e harron atdheun. E dyta dhe e treta gjeneratë e lindur në SHBA, akoma e flet shqipen, akoma del në mes rrugës me flamur dhe me plot zemër e ndjen veten shqiptar. Në politikë nuk kanë përfshirje shqiptarët, por më shumë në profesione. Njihen se kush janë shqiptarët. Të gjithë po e njohin komunitetin shqiptar.

Unë kam lindur në Amerikë. Në 1968-ën ka ardhur babai në SHBA. Gjuhën e kam mësuar nga gjyshërit. Kemi shkolla shqipe ku shkojnë fëmijët. Secila lagje e ka një shkollë shqipe në New York. I madh dhe i vogël që merr pjesë në paradë aty i mbushet zemra. Celebrimi është i mrekullueshëm, me duartrokitje nga presin kur na shohin duke ardhur me veshjet e bukura.

Exit mobile version