Artistja e njohur shqiptare, Mariza Ikonomi, ka prezantuar për herë të parë partnerin.
Ajo ka vendosur që për ‘Ditën Ndërkombëtare të Baballarëve’ të publikojë një imazh krah bashkëshortit.
Këngëtarja me këtë rast i ka bërë një dedikim të ndjerë duke e quajtur ‘babanë më të mirë’.
“Pas çdo babai të mirë është një nënë që rrotullon sytë, por akoma duke e dashur çdo moment”, u shpreh ajo.
E njëjta tutje theksoi: “Urime Ditën e Baballarëve, partneri im në krim. Gëzuar për babanë më të mirë’.
Ikonomi rreth shtatë muaj më parë u bë nënë e një vajze për herë të parë.
Ajo dhe partneri Blendi Greco e pagëzuan vajzën e tyre me emrin, Melody. /Telegrafi/