Telegrafi

Mariza Ikonomi pozon si Kleopatra, duket tërheqëse në imazhet e fundit

Foto: Mariza Ikonomi/Instagram

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi është shumë e pëlqyer nga fansat për muzikën e saj.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Mariza ka ndarë me ndjekësit disa fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram.

Këtë herë, ajo ka pozuar si Kleopatra veshur me stoli të shumta dhe veshje të stilit antik, duke marrë kështu pamjen e prijëses egjiptiane.

“Shfaqja le të vazhdojë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.

Ikonomi ka marrë pjesë në një shfaqje të realizuar në Barbados, ku ka interpretuar për publikun atje.

E njëjta vazhdon të jetë aktive në tregun muzikor shqiptar me këngë të reja e pjesëmarrje në festivale. /Telegrafi/