Njeriu që kujdeset për zbukurimin e Kim Kardashian, Mario Dedivanovic, është duke i kaluar pushimet në Mal të Zi.
Ai ka qëndruar në disa vende bregdetare duke përfshirë edhe Ulqinin, nga ku ka publikuar fotografi në Instagram.
Ndërkaq, fotografia që ka tërhequr më së shumti vëmendje është ajo në të cilën, stilisti ka pozuar në plazh i mbuluar me një peshqir në formën e flamurit kuqezi.
Mario Dedivanovic është shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi, i cili grimon shumë yje të njohura në botë përfshirë edhe Kimin, ndërsa ai në asnjë moment nuk ngurron ta shfaqë origjinën e tij.
Madje, kujtojmë se ai ndikoi që bukuroshja e njohur të fliste edhe në shqip. /Telegrafi/