Mario Mandzukic është kthyer në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e Serie A kundër Parma që zhvillohet të shtunën.
Mandzukic kishte frikë se do të mungonte për më shumë se një muaj, por ai është kthyer më shpejtë se sa është besuar.
Sulmuesi i bashkohet Cristiano Ronaldos, Paulo Dybala, Douglas Costa, Moise Kean dhe Federico Bernardeschi në sulmin e Juventusit.
Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci mungojnë për këtë ndeshje.
Siç pritej ata nuk janë të përfshirë për ndeshjen ndajn Parmës , duke vazhduar rikuperimin.
Martin Caceres është tubuar adhe do të paraqitet për herë të parë në skuadër prej ardhjes nga Lazio.
Juventusi do të kërkojë ta harrojë humbjn e dhimbshme ndaj Atalantas, e cila e eliminoi nga Kupa. /Telegrafi/
Juventusi për ndehsjen ndaj Parmas: Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Caceres, Alex Sandro, Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Mandzukic, Kean, Bernardeschi.